Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar përsëri në lidhje më përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, ku dëgjohet zëri i tij duke komunikuar me Astrit Avylajn.
Dako është shprehur se pas publikimit të audio-përgjimeve qëndron e fshehur opozita, e cila e ka përdorur për të justifikuar vendimin për djegien e mandateve.
“Ndjej një përbuzje që kjo histori është ngritur për të manipuluar opinionin publik, që votat janë vjedhur dhe se mazhoranca aktuale ka ardhur nga votat e vjedhur. PD po justifikon humbjen e tyre me këtë përgjime dhe që protesta e tyre e nesërme të marrë mbështetje. Kjo farsë sajohet që ata kanë të kenë një kauzë për të legjitimuar pse dolën nga parlamenti dhe të baltosin figurë time. Garantoj të gjithë qytetarët që në Durrës votat nuk janë vjedhur, as nga bandat e as nga mazhoranca. Nuk ka ndryshuar rezultati nga manipulimi. Kjo çorbë është gatuar në zyrat e partisë Demokratike dhe e kanë çuar te gazeta gjermane. Pa diskutim që materialet kanë dalë nga Prokuroria”, tha Dako. / Opinion.al E.Xh.