Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me përgjimet e “Ndragheta” të publikuara në media.
Bardhi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se po pastron në Shqipëri paratë organizatës kriminale “Ndragheta”.
Më tej, Bardhi thotë se Veliaj duhej të hetohej nga SPAK. Sipas tij, “Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”
Reagimi
Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.
Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!/ Opinion.al