Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjigjet e 9 pyetjeve më të shpeshta rreth koronavirusit

2020/03/06 at 5:18 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e mori koronavirusin pacienti i parë në Europë,i sëmurë prej 24 Janarit

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto janë 9 pyetjet më të zakonshme rreth koronavirusit.

1. Çfarë është koronavirusi dhe çfarë simptomash ka?

Koronaviruset janë familje e madhe virusesh që shkaktojnë infeksion të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti i zakonshëm deri tek gjendje më të rënda. Lloji i ri i koronavirusit u përhap në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Simptomat e zakonshme janë temperatura, lodhja dhe kolli i thatë. Disa mund të kenë edhe dhimbje koke dhe fyti, rrufë, apo diarre. Simptomat zakonisht fillojnë të buta. Disa mund të infektohen dhe të mos shfaqin shenja apo të mos sëmuren.

Nga të prekurit me koronavirusin e ri, rreth 1 në 6 prej tyre pësojnë vështirësi në frymëmarrje.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, tensioni, apo diabeti. Deri më tani rreth 2 për qind e të prekurve ka humbur jetën.

2. Si përhapet koronavirusi?

Koronavirusi mund të përhapet nga një person i infektuar përmes kontaktit me spërklat e rrufës, tështitjes apo kollitjes së tij, të cilat mund të mbeten në objekte, apo në duar.

Kontakti dhe prekja dhe më pas me duar të palara e syve, hundës apo gojës mund të sjellë infektimin. Mendohet se virusi transmetohet më tepër përmes kontaktit se sa nga ajri, por këshillohet të qëndrohet të paktën 1 metër larg një personi që është i sëmurë.

3- Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

Informohuni nga burime zyrtare dhe të konfirmuara rreth përhapjes dhe zhvillimeve të virusit. Lani shpesh dhe rregullisht duart me sapun ose preparate me bazë alkoholi. Qëndrojini rreth 1 metër larg dikujt që paraqet simptoma të ngjashme me gripin. Shmang prekjen e syve, hundës dhe gojës. Qëndro në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë.

4. A duhet të mbaj maskë?

Ata që nuk kanë simptoma, si kollitja, nuk kanë nevojë për maskë. Këshillohet që maskën ta mbajnë ata që kanë simptoma dhe sidomos punonjësit e shëndetësisë të cilët mund të kenë kontakte me shumë njerëz.

5. Sa shanse kam të prekem nga koronavirusi?

Rreziku varet nga kontakti me personat të cilët mund të vijnë nga zonat e infektuara. Aktualisht 99 për qind e rasteve që janë pikasur kanë qenë në Kinë.

6- Çfarë është inkubacioni i virusit dhe sa zgjat ai?

Periudhë e inkubacionit është koha e prekjes dhe shfaqjes së simptomave të virusit. Periudha e përgjithshme e inkubacionit të koronavirusit është nga një ditë deri në 2 javë (14 ditë), por që zakonisht kjo varjon te 5 ditëshi.

7- A mund të marr koronavirusin prej kafshëve shtëpiake?

Jo, nuk ka asnjë rast që lidh infektimin me kafshët shtëpiake, si mace apo qentë.

8- A kanë efekt antibiotikët në parandalimin apo trajtimin e koronavirusit?

Jo, antibiotikët nuk bëjnë punë kundër viruseve, ato janë të efektshëm vetëm për infeksionet që shkaktohen nga bakteret. Sëmundja e COVID-19 shkaktohet nga virus, prandaj antibiotikët nuk bëjnë. Ato mund të përdoren vetëm nën udhëzimin direkt të një mjeku specialist.

9- A ka vaksinë, ilaç apo trajtim për koronavirusin?

Ende nuk ka vaksinë dhe ilaç “antiviral” për ta parandaluar apo trajtuar koronavirusin. Organizata të ndryshme të shëndetësisë po punojnë për të zhvilluar sa më parë një të tillë. Megjithatë të prekurit mund të trajtohen për të lehtësuar simptomat, ndërsa ata me gjendje më të rëndë duhet medoemos të shkojnë në spital./Opinion.al

Etiketa: koronaviruspyetjate shpeshta

Ju sugjerojmë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Para
Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

SHBA-ja jep 8.3 miliardë dollarë fonde për të luftuar koronavirusin

SHBA-ja jep 8.3 miliardë dollarë fonde për të luftuar koronavirusin

Bill Clinton flet për skandalin seksual: Më ndihmonte me ankthin

Bill Clinton flet për skandalin seksual: Më ndihmonte me ankthin

TE FUNDIT

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com