Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjigje z.Barka me kallash!

2018/10/26 at 5:00 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjigje z.Barka me kallash!

Opinion.al publikoi ditën e djeshme një koment me titull: A është paguar Panajot Barka nga qeveria greke për destabilizimin e Shqipërisë?
Në lidhje me këtë shkrim ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në adresë të kryeredaktores së “Opinion”, Desada Metaj, edhe vetë z. Barka i cili i quan shpifje të thënat në shkrim (Mesazhi i plotë në fund të këtij shkrimi)


Fillimisht zotëria në fjalë duhet të ndajë me veten nëse është z. Panajot Barka shqiptar i lindur në Bodrishtë të Gjirokastrës, që paguhet si lektor nga taksapaguesit shqiptarë siç edhe shkruan në CV e tij, apo Qirie Panajotis Barkas grek siç i referohen në Greqi apo e shkruan emrin e tij në rrjetet sociale.

E dyta, lidhur me foton që ilustronte shkrimin ku z. Barka apo Barkas shëtiste me kallash në jugun e Shqipërisë në vitin 1997, zotëria po të ishte i vëmendshëm dhe të mos merrej me hijen diellore të gjalmit të kallashit që mban në krah, do kishte vënë re që kjo foto është e markuar dhe ka një autor.

Lidhur me pretendimet për shpifje, cila është shpifje z. Barka apo Barkas, që ju paguheni për të dhënë leksione në një Universitet Publik Shqiptar si ai i Gjirokastrës, dhe e përdorni pozicionin tuaj të punës për të propaganduar panhelenizmin në Shqipëri.

A mundet të na kthesh një përgjigje z. Barka apo Barkas, në cilësinë e Shefit të Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, a jeni ju në dijeni të dokumentarit “Heronjtë luftojnë si grekët”, që qëndron edhe sot i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit që drejtoni, ku thuhet

“Zona e Epirit, Gjirokastra dhe jugu kanë qenë Greqi, Shqipëria nuk ka ekzistuar kurrë”

E dini që nëse do të kishte një shtet serioz shqiptar sot jo vetëm nuk do të ishit në pozicionin e punës që mbani por do të ishit në akuzë për përhapje të irredentizmit.

Fakti që edhe pse media këtu foli shumë për këtë dokumentar dhe ju se keni parë edhe sot të arsyeshëm ta hiqni nga faqja e Departamentit që drejtoni, është mjaftueshëm një vepër penale që meriton të merret në konsideratë nga organet ligjzbatuese
Cila është shpifje z. Barka apo Barkas, që media greke është e investuar plotësisht në mbrojtjen tuaj sa herë dikush ka një mendim të kundërt me shfaqjet e tua irredentiste.

Ti e njeh më mirë gënjeshtrën, siç u hoqe I sëmurë disa netë më parë duke mashtruar me qëllim për të vrapuar në një ekran tjetër.
Për këtë nuk ta kemi frikën.

Meqënëse je lektor i qytetërimit grek, paguhesh nga shqiptarët por përdor keq edhe gënjeshtrën më mjafton të të përkufizoj vetëm me një thënie të Sokratit

“Gënjeshtrat nuk janë të keqija në vetvete por infektojnë shpirtin me te keqe”
Dhe ti z.Barka apo Barkas, duket se e ke shpirtin e infektuar me të keqe.

Për sqarim meqenëse hiqesh edhe si gazetar, nuk ka shkrim anonim, ka shkrim redaksional.

Reagimi i plotë i z.Barka

Pershendetje Desada! Lexoj tek portali Opinion nje koment anonim qe me drejtohet mua. Se pari pra eshte pa emer autori Se dyti eshte fund e krye nje shpifje qe konsumon vepren penale te shpifjes dhe te nxitjes se urejtjes nacionale!
Se treti perdor ne ligjerate te drejte deklarata qe une kurre nuk i kam bere!

Se katerti fografia eshte nje montazh I keq . Jo vetem qe une kurre nuk kam mbajtur arme por per te kuptuar montazhin kontrollo me sy te lire hijen e armes dhe hijen e pjeseve te tjera ne trup (Kane drejtime te ndryshme pra marrin drite nga drejtime te ndryshme gje qe nuk mund te ndodh be nje foto normale) shiko edhe bashkimin e dores qe mban armen Duket ashiqare qe eshte montim I keq gje qe e perforcon dhe krahasimi i trashesise se pellembeve te duarve.

Pra komenti anonim eshte nen pergjegjesine e portalit, ndertohet pa asnje fakt, por mbi bazen e shpifjen dhe foto te montuara trashe. Si I tille komenti eshte tendecioz me qellim te hapur denigrimin e figures time dhe ngjalljen publike te urejtjes nacionale ndaj personit tim . kjo nuk perben sjellje dinjitoze per portalin tuaj dhe marredhenien tone be nivel shoqeror, behet ndaj nje bashkepuntori tuaj dhe per me keq ndodh dy dite pas dialogut tone jo te kendshem pavaresisht perpjekjes time per te qene luajal dhe per te kerkuar me miresjellje mirekuptimin tend.
Besoj se kjo situate do te marre fund nga ana Juaj duke respektuar etiken e gazetarise te cilen besoj se e njihni shume mire.

Duke Ju falenderuar per mirekuptimin
Panajot Barka

Etiketa: barkakallashpergjigje


Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot
Kryesore

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

29 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha: Nuk ka forcë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se ne pushtojmë sheshin
Kryesore

Berisha: Nuk ka forcë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se ne pushtojmë sheshin

29 Dhjetor, 2025 1:43 pm
Para
Lajm i keq për shoferët në Shqipëri/ Rritet sërish siguracioni i makinave, ja sa do shkojë

Video/ Devijim i rrugës për punime, bllokohet aksi Fushë Krujë-Tiranë

Surprizon aktorja e “Portokallisë”, martohet në fshehtësi të plotë

Pas shumë vitesh aktori i njohur rikthehet në Portokalli!

Objektet e mbretit Zog që u shiten në ankand në Londër

Objektet e mbretit Zog që u shiten në ankand në Londër
















TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com