Politikë

“Përgjegjësi personale”, socialistët distancohen nga Lefter Alla


               Publikuar në : 13:18 - 23/01/20 |
Al Do

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dyshohet që prej ditës së djeshme se ka konsumuar kokainë në ambiente publike pas një videoje të publikuar në media. Pavarësisht se nuk ka ende një reagim nga kryeministri Rama, përfaqësues të Partisë Socialiste janë distancuar nga ky rast duke u shprehur se përgjegjësia është personale.

Përgjegjësia është personale. PS është e qartë që ditën që votoi dekriminalizimin” deklaroi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe socialisti tjetër Adnor Shameti. “Nuk kam koment për momentin. Nuk e kam parë videon, përgjegjësia juridike është personale“.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se nuk e di nëse personi në video është Lefter Alla por e cilësoi sjelljen si “aspak dinjitoze” dhe “kostoja është personale dhe jo e PS-së

Deputeti Xhemal Qefalia u shpreh mbrëmë se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij. /Opinion.al

Pas