Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Përgjegjës do jetë drejtuesi nëse …”,Nano:Test droge dhe psikologë për policët

2022/05/30 at 2:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përgjegjës do jetë drejtuesi nëse …”,Nano:Test droge dhe psikologë për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, paraditen e sotme, zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të Policisë.

Gjatë mbledhjes Nano ka kërkuar që të mos ulet ritmi në luftën ndaj krimit, por të rritet akoma më shumë forca goditëse dhe të mos ndalojnë operacionet.

Po ashtu Nano ka kërkuar që të vijojë kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri, me dronë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Ai është shprehur se për ato zona që do të raportohen të pastra, por më pas nga monitorimi ajror do evidentohen bimë narkotike të mbjella, përgjegjësia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e strukturave policore që mbulojnë këto territore dhe masat do jenë shumë ta ashpra.

Ndër të tjera Nano kërkoi që të bashkëpunohet me OSHEE-në, me qytetarët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim që të evidentohen, në rast se ka, ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të pajisjeve që furnizohen me energji elektrike. Të zhvillohen kontrolle në të gjitha ato ambiente për të cilat ka dyshime dhe të çohet para përgjegjësisë çdo punonjës i administratës, që mund të jetë i implikuar, në rast se evidentohen raste të tilla.

Në nisje të sezonit turistik, drejtori i Policisë së Shtetit kërkoi një angazhim maksimal nga Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale. Sipas tij duhet të merren masa për muzikën e lartë, që është shqetësim për banorët, si dhe të ushtrohen kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, për të marrë informacione për personelin që punon në lokale, hotele dhe subjekte të tjera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së turistëve dhe pushuesve.

Sa i takon Policisë Rrugore, Nano ka thënë se duhet të vijojë punën, më të njëjtin intensitet si gjatë këtij muaji, gjatë të cilit, çdo javë janë pezulluar 500-600 leje drejtimi, më qëllim që kjo punë të japë rezultat në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe jo të krijojë te qytetarët përshtypjen sikur Policia Rrugore punon me fushata.

Nano është ndalur edhe te ecuria e testit të drogës për punonjësit e Policisë. Ai ka kërkuar që çdo titullar i strukturave vendore të grumbullojë informacion dhe të dërgojë në mënyrë të befasishme për të kryer testin e drogës te ata punonjës që dyshohet se mund të përdorin lëndë narkotike. Ky është një proces që do jetë në vijimësi dhe nuk do mbarojë kurrë, ndaj kërkoi vlerësim me shumë seriozitet.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje, që të evidentojnë rastet e konflikteve ndërmjet punonjësve të Policisë dhe t’u japin zgjidhje shteruese, në rast se ka raste të tilla. Në çdo drejtori vendore e strukturë ka psikologë, me të cilët duhet të bashkëpunohet për çdo rast. “Me urdhrin e psikologëve, që na kanë premtuar ndihmën dhe mbështetjen, duhet të ndiqen me rigorozitet të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ngarkesat psikologjike të punonjësve të Policisë.”-është shprehur ai

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar performancë më të mirë të punonjësve të Policisë, në raport me sjelljen dhe komunikimin me qytetarët dhe gazetarët. Nuk do tolerohet askush që do të abuzojë në këtë drejtim, sepse një veprim individual i punonjësit të Policisë cenon rëndë besimin dhe marrëdhënien e gjithë organizatës  me qytetarët, si dhe dëmton imazhin e saj./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
DASH: Pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri

Kandidatura e Mirakës/Grupi i Alibeajt: S’e kundërshtuam, u propozua nga Berisha

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit

Polici vdiq në punë/Drejtori i burgut:U ndoqën procedurat, mjeku nuk konstatoi…

Polici vdiq në punë/Drejtori i burgut:U ndoqën procedurat, mjeku nuk konstatoi...

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com