ANKARA- Marshimi i paqes i mbështetësve të Partisë Demokratike të Popujve dhe një numri organizatash joqeveritare në Ankara u kthye në një masakër të përgjakshme me dhjetra viktima e të plagosur. Në harkun kohor të pak minutave në vendin nga ku do të niste tubimi në qendër të Ankarasë u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme. Raportimet e para flasin për 30 të vrarë e dhjetra të plagosur. Mediat turke thonë se bëhet fjalë për një sulm kamikaz, duke iu referuar burimeve ende të akonfirmuara. Menjëhjerë pas shpërthimimeve turma u përfshi nga paniku, ndërsa auto- ambulancat nisën transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.
Marshimi kishte si qëllim uljen e tensioneve mes shtetit dhe militantëve kurdë në juglindje të Turqisë. Konflikti mes tyre ka marrë tashmë jetën e 40.000 njerëzve dhe armëpushimi I arritur në vitin 2012 duket se nuk po funksioninPartia Demokratike e Popujve konsiderohet jozyrtarisht si krahu politik i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.