Politikë

Përgatitjet për zgjedhje,Basha arrin dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 14/01/21 |
Opi Nion

Opozita vijon përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas kreut të PAA-së Agron Duka,  ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë.

Sipas infoirmacioneve, pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe Shkodër do të jenë dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka.

Bëhet me dije se të dyja partitë me në krye Shehin dhe Ndokën do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave. Aktualisht, negociatat brenda opozitës po vijojnë me Partinë Republikane dhe PDIU./ Opinion.al

Pas