Automjetet që janë përdorur në grabitje janë futur nga Kosova. Gazetari Spartak Koka tha në Opinion se për ngjarjen e parë, atë të vitit 2015 mjeti fuoristradë ka ardhur nga Kosova.
“Për kartën e identitetit që ka marrë në Kosovë, Klement Çala ka paguar 8-10 mijë euro. Ka nisur një hetim se si e ka marrë këtë kartë identiteti të rregullt. Dy persona janë në hetim se si kanë ndihmuar Admir Muratajn dhe Çalën me mjete”, tha gazetari.
Sipas tij, përpara se të kryhej grabitja në 9 prill grupi kishte bërë testime për të zhvendosur bllokun e betonit, kan provuar se sa do vonoheshin në pistë apo kohë do t’ju merrte hapja e derës rrethuese.
Këto fakte janë bërë të ditur për grupin hetimor nga Alkond Bengasi, një nga të arrestuarit i cili është i penduar i drejtësisë. Bengasi është pikërisht personi që bëri modifikimin e furgonit të grabitësve. /Opinion.al