Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgatitjet e Ukrainës për mundësinë e një ofensive tokësore nga Bjellorusia

2022/12/21 at 5:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgatitjet e Ukrainës për mundësinë e një ofensive tokësore nga Bjellorusia

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënën dhe sipas zyrtarëve në Kiev dhe ekpertëve, kjo vizitë është një përpjekje për t’i bërë trysni Presidentit Alexander Lukashenko që t’i bashkohet një sulmi tokësor, që mund të nisë nga Bjellorusia.

Ushtria ukrainase është përgatitur prej muajsh për një skenar të tillë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ishte në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë për të parë situatën në terren.

Autoritetet ukrainase kanë rritur edhe më shumë vigjilencën në kufi me Bjellorisinë. Zëri i Amerikës ishte në pikën kufitare, ndërsa rruga kryesore që lidh dy vendet është e mbushur me mina.

Oleksandr Tsys, komandanti i Brigades 104 të Mbrojtjes së Territorit thotë se që nga nisja e agresonit rus në 24 shkurt, forcat ukrainase janë përgatitur për një ofensivë të mundshme nga Bjellorusia.

“Ne sot të gjithë e dimë se çfarë hapi duhet të ndërmarrin dhe si të reagojmë në rast sulmi”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Sipas tij forcat ukrainase ndihen të sigurta për të mbrojtur vendin.

“Kemi mbështetje të pabesueshme nga popullsia lokale dhe pushteti vendor. Kemi siguruar pajisje të shumta ushtarake nga partnerët tanë. Ne po përgatisim ushtarët tanë, kështu që jemi gati”, thotë Oleksandr Tsys, Komandant i Brigadës 104-të.

Koloneli Anton Kvyitlovsky thotë se sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, ushtria bjelloruse nuk është e përgatitur për veprime sulmuese. Megjithatë, ukrainasit po analizojnë me vëmendje stërvitjet e forcave bjelloruse. Në koordinim me forcat ruse, Bjellorusia mund të bëjë goditje dhe ukrainasit po përgatiten.

“Situata në kufi është nën kontroll”, thekson ai për Zërin e Amerikës.

Për shkak të relievit një sulm tokësor nga Bjellorusia në Ukrainë, duket i pamundur. Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit “Rivne” që kufizohet me Bjellorusinë, tregon arsyet pse.

“Siç mund ta shihni, në të majtë janë kënetat. Ato janë të pamundura të kalohen. Për 92 kilometra kemi kënetat. Armiku duhet të kuptojë se ata nuk mund ta mposhtin natyrën dhe Zotin. Këto këneta na ndihmojnë. Përveç kësaj, ne kemi mbi një mijë lumenj të vegjël dhe të mëdhenj në rajon me ura, të cilat na shërbejnë si mbrojtje natyrore”, thotë ai.

Ukraina dhe Bjellorusia ndajnë një kufi prej 1000 kilometrash. Në shkurt, forcat ruse përdorën Bjellorusinë si pikënisje për sulmin e tyre ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Që nga nisja e agresionit rus, territori bjellorus u bë një bazë për logjistikën ushtrisë rsue dhe lëshimin e raketave.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, i tha Zërit të Amerikës se qeveria ukrainase e merr seriozisht kërcënimin.

“Rreziqet janë reale, asnjëherë nuk i kemi nënvlerësuar. Çështja është se Federata Ruse po pushton Bjellorusinë për momentin, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë Bjellorusinë”, thotë ai.

Ekspertët thonë se autoritetet bjelloruse deri tani kanë nguruar të përdorin forcat e tyre tokësore për të sulmuar drejtpërdrejt Ukrainën. Po ata thonë se kjo mund të ndryshojë në çdo moment./ VOA

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Para
Berisha: Rama tentoi të caktonte rektorin e universitetit me bandën më të rrezikshme

Berisha: Rama tentoi të caktonte rektorin e universitetit me bandën më të rrezikshme

Berisha: Pedagogët e universiteteve, ndër më të keqpaguarit

Berisha: Pedagogët e universiteteve, ndër më të keqpaguarit

“Ministrja mendoi se e kishin thirr për qejf në komision”, Zhupa ironi me qeverinë

“Ministrja mendoi se e kishin thirr për qejf në komision”, Zhupa ironi me qeverinë

TE FUNDIT

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com