Kryesore

Përfundon votimi, shpallet kryetari i PD në Skrapar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 16/04/22 |
Opi Nion

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është zgjedhur kryetari i degës së Skraparit ku me 69% të votave dhe fitues është shpallur Hajredin Bakiasi.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur”,-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas