Rajoni

Përfundon takimi VV-LDK, ja për çfarë janë dakordësuar palët


               Publikuar në : 19:17 - 27/01/20 |
Al Do

Pas dy orësh diskutime ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës por pas përfundimi të tij, asnjëra prej palëve nuk u shpreh nëse ishte arritur ose jo një marrëveshje mes tyre.

Sipas Klan Kosovës palët nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e sotëm por janë dakordësuar për një takim tjetër që pritet të mbahet  të martën ose të mërkurën.

Takimi i sotëm pritej të ishte vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ende nuk është bërë i mundur formimi i qeverisë në Kosovë dhe për këtë, VV-ja e cila ishte partia fituese, ka kohë deri në 4 shkurt.

Para zhvillimit të takimit pozicionet e dy partive ishin të ndara në pikën e kreut të Kuvendit, kur VV nuk pranon të heqë Glauk Konjufcën ndërsa LDK-ja e sheh këtë post si kërkesë bazë. /Opinion.al

Pas