Përfundon takimi në Presidencë mes Ramës dhe Bashës. Takimi ka zgjatur 3 orë.
Kryeministri Rama ka dalë i pari nga Presidenca. Ashtu siç erdhi ai ka lëvizur në këmbë përmes Bulevardit i shoqëruar nga Ruçi.
Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat, por u mjaftua me një buzëqeshje.
Nuk dihet ende se çfarë është arritur në këtë takim tejet të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike.
Ndërkohë Basha vazhdon të qendrojë në Presidencë.
Takimi ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 13:00.
Opinion.al