Bota

Përfundon takimi mes negociatorëve ukrainas dhe rusë, ja çfarë u vendos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 03/03/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi mes delegacionit ukrainas dhe rus, i cili u zhvillua sot në një vend në kufi me Ukrainën.

Pas rreth 3 orësh bisedimesh me negociatorëve, mësohet se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë një raund të tretë bisedimesh.

Sipas Reuters takimi i tretë do të zhvillohet shumë shpejt.

Raportohet se një zyrtarë ka thënë se Ukraina nuk mori rezultatet, të cilat kishte llogaritur, por se të dyja palët kishin arritur një mirëkuptim për një sigurim të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Kujtojmë se takimi i dytë u zhvillua 3 ditë pas të parit, i cili u mbajt në Bjellorusi, por ende nuk dihet se kur dhe ku do të zhvillohet takimi i tretë.

Pala ukrainase shkoi në takim me një axhendë të paracaktuar, dhe kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo bombarduara vazhdimisht./Opinion.al

Pas