Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se ka përfunduar takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera Xhaçka shkruan se vendi është i përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”-shkruan Xhaçka./Opinion.al