Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti ka përfunduar.
Ata u takuan në “Vilën 31”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi që zgjati për rreth dy orë. Më herët, mediat kosovare shkruajtën se kryeministri i Kosovës u largua në mes të konferencës për media duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent./Opinion.al