Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar në selinë blu me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.
Në takimin që zgjati për rreth 1 orë ishte e pranishme Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Deri më tani ende nuk ka detaje se çfarë është diskutuar në këtë takim i cili vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.
Gjithashtu, i pranishëm në takimin me ambasadrët ishte edhe perfaqësuesi në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.
Kujtojmë se pasditen e djeshme, opozita bëri të ditura qëndrimet e saj në Këshillin Politik, duke propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i ka bërë ftesë opozitës që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor. /Opinion.al