Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfundon takimi Biden-Putin, çfarë diskutuan

2021/12/07 at 6:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon takimi Biden-Putin, çfarë diskutuan

Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.


Takimi i nisur në ora 15:00, është zhvilluar në kohën e rritjes së tensioneve pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën, të ardhmes së NATO-s në rajon dhe kërkesave të sigurisë që ka kërkuar Rusia.

Takimi i 7 dhjetorit është takimi i tretë mes dy liderëve, që prej se Bideni mori postin e presidentit në muajin janar. Ky takim mund të jetë takimi më i rëndësishëm deri tani, teksa Uashingtoni synon që të pengojë Rusinë nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës dhe Kremlini që po kërkon garanci nga ish-republikat sovjetike që të mos bëhen kurrë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Një video e publikuar nga Kremlini tregoi dy liderët duke buzëqeshur dhe përshëndetur njëri-tjerin teksa nisën takimin e tyre përmes video-lidhjes. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar nisjen e takimit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Para mbajtjes së takimit, një zyrtar i administratës amerikane tha për gazetarët më 6 dhjetor se Bideni do t’ia bëjë të qartë Putinit se administrata e tij do të “caktojë kosto shumë reale” mbi ekonominë ruse, nëse Kremlini vendos ta pushtojë Ukrainën. Biden po ashtu do ta bëjë shumë të qartë se “se ka një rrugë efektive përpara sa i përket diplomacisë”.

Administrata e Bidenit po ashtu tha se mbështetë “diskutimet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë për të adresuar një sërë çështjesh që janë të rëndësishme për të dyja palët”, por nuk do ta heqë mundësinë që në të ardhmen Ukraina të bëhet pjesë e aleancës “dhe nuk do të operojë sipas vijave të kuqe të kujtdo”.

Putini vazhdimisht e ka përshkruar zgjerimin e NATO-s apo vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse në Ukrainë si “vijë të kuqe”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve më 6 dhjetor se “patjetër, agjenda do të jetë për raportet dypalëshe, të cilat janë në gjendje mjaft të dhimbshme”.

Para bisedës me Putinin, Bideni ka biseduar me liderët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë tha se liderët kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Rusisë që të shtensionojë situatën në rajon.

Zyrtarët ukrainas thonë se mbi 90,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën – përfshirë edhe në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, grumbullimi i trupave pranë kufirit mund të arrijë deri në 175,000 trupa ruse. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse ndaj Ukrainës në këto vitet e fundit.

Që prej vitit 2014, Ukraina zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Moska ka mohuar se furnizon apo financon luftëtarët separatist në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka prova të shumta që e thonë të kundërtën.

Mbi 13,200 persona kanë vdekur që prej se ka nisur konflikti dhe mbi 1 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre./ REL

Etiketa: BidenPutintakim


Ju sugjerojmë

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
Bota

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

4 Gusht, 2025 11:19 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

4 Gusht, 2025 8:38 pm
Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
Bota

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

4 Gusht, 2025 7:56 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
Sinovac mbi 96% në parandalimin e vdekjeve

Sinovac mbi 96% në parandalimin e vdekjeve

Kina: SHBA do të paguajë një “çmim” për bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike

Kina: SHBA do të paguajë një "çmim" për bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike

“Më mbeti peng”, Arjan Konomi rrëfen brengën që i la vdekja e Hueyda El Saied

“Më mbeti peng”, Arjan Konomi rrëfen brengën që i la vdekja e Hueyda El Saied
















TE FUNDIT

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
4 Gusht, 2025

Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh...

Lexo më shumë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth...

Lexo më shumë

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
4 Gusht, 2025

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com