Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit mes kreut të parlamentarit Ilir Meta, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.
Kreu i PD, Basha nuk u prononcua për mediat pasi doli nga ambientet e Kryesisë.
Nuk dihet nëse është arritur marrëveshje apo jo. Kjo mbetet për t’u sqaruar në vijim. Theksojmë se Kryeministri Rama nuk ka pranuar që të ishte i pranishëm në këto negociata.