Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfundon saga e vetingut, Gjykata Kushtetuese i jep “OK” ligjit

2016/12/22 at 1:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasuritë e gjyqtarëve që pezulluan ‘Vettingun’: Me kredi dhe nga 1 pagë

Ligji i Vetingut është konform Kushtetutës. Kështu deklaroi sot Gjykata Kushtetuese e cila vendosi të zbatohet ligji i shumëdebatuar. Kësisoj merr fund edhe saga e gjatë e këtij ligji dhe debatet e shumta politike rreth tij. Tashmë pritet për tu parë se çfarë do të ndodhë në realitet me gjyqtarët dhe prokurorët që janë objekt i këtij ligji.

Me vendimin e sot Kushtetuesja rrëzoi pretendimin e PD-së, duke i hapur rrugën zbatimit në praktikë të ligjit kyç të paketës së reformës në drejtësi.

Vendimi i tetë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u shpall pas një mbledhjeje që zgjati tre orë, vetëm pak ditë pas mbërritjes në Tiranë të opinionit të Komisionit të Venecias që e certifikoi ligjin si të përputhshëm me Kushtetutën.

Gjykata përmes një njoftimi për mediat deklaroi se: “pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, vendosi rrëzimin e kërkesës”.

Ligji për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur gjerësisht si ligji i vetingut u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së dorëzuar atje nga Partia Demokratike. Në kërkesën e saj, PD e cilësonte ligjin si antikushtetues, ndërsa kontestimi kryesor lidhej me rolin që institucionet në varësi të ekzekutivit do të kenë në kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke njohur konfliktin e interesit me këtë ligj, Gjykata Kushtetuese iu drejtua për mendim Komisionit të Venecias. Më 10 dhjetor, ky Komision vlerësoi se ligji është në përputhje me standardet europiane dhe se institucionet e reja që do të kryejnë vetingun, sipas saj kanë mundësinë të kontrollojnë informacionet që vijnë nga institucionet në varësi të ekzekutivit.

Zbatimi i ligjit të vetingut është kushti kyç që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hap dritën jeshile ngritjes së institucioneve që do të kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët si dhe nisjen e procesit që pritet të pastrojë sistemin e drejtësisë nga personat e dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Etiketa: kushtetueseligji i vetingutvotim pro

Ju sugjerojmë

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Para
Negociatat/ Rama-Bashës: Luli sapo paska përkthyer BE-në

Kushtetuesja pro ligjit të vetingut/ Rama: E vonuan por s'e penguan dot

Zëri i Amerikës: Gjyqtarët e Apelit në Shqipëri miliarderë. Në top-listë Gjin Gjoni

Zëri i Amerikës: Gjyqtarët e Apelit në Shqipëri miliarderë. Në top-listë Gjin Gjoni

Video-aksion/ Dhjetëra forca RENEA, autoblind, helikopter për të kapur agresorin në Laç

Video-aksion/ Dhjetëra forca RENEA, autoblind, helikopter për të kapur agresorin në Laç

TE FUNDIT

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
8 Tetor, 2025

Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmirësuar infrastrukturën...

Lexo më shumë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com