Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave preferenciale në Dibër.
Rinumërimi i votave, që u bë pas ankesës së kandidatit të PD, Xhemal Gjunkshi, nuk ka përmbysje të rezultatit.
Rezultoi se Gjunkshit nuk i janë llogaritur vetëm 17 vota, të cilat i rikuperoi sot, por që nuk ndryshojnë rezultatin.
Nga 42 kutitë e numëruara, 10 vota plus rezultuan për Alketa Agolli, 8 vota më pak për Basir Çollakun, 49 vota më pak për Përparim Spahiun.
Në qarkun e Dibrës, PS fitoi 3 mandate deputetësh, ndërsa PD-ja 2 mandate, duke futur në Parlament Xhelal Mziun dhe Denisa Vatën.