Aktualitet

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Himarë, Lame: Procesi i vështirë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 18/09/22 |
Opi Nion

Agjencia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe ka nisur lëshimin e certifikatave të pronësisë për Himarën dhe zonën e Palasës.

Janë 3766 pasuri të paluajtshme që ju nënshtruan procesit të regjistrimit. Lame theksoi se procesi i regjistrimit pati problematikat e veta.

“Procesi ka qenë shumë i vështirë dhe për këtë flet fakti që vetëm për Himarën u shqyrtuan rreth 400 ankesa të banorëve vendas, me qëllimin që askush të mos thotë nesër që më është cënuar prona”-tha Lame.

Ai nënvizoi se nga dita e hënë të gjithë këta qytetarë që kanë pasuri në këto dy zonat kadastrale mund të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Në bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goro, Shefi i Kadastrës Lame diskutoi për ndihmën që mund të ofrojë Bashkia për të kryer aplikimet on-line në e-albania për lëshimin e certifikatave elektronike të pronësisë.

 

Pas