Komisioni i Rithemelimit ka informuar se është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të degës në Gjirokastër.
Mësohet se kryetar dege për PD në Gjirokastër është zgjedhur Eris Shehaj.
Njoftohet se pas përfundimit të numërimit të fletëve, Shehaj ka siguruar 53% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera”,-thuhet në njoftim./Opinion.al