Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në minutën e 25. Ishte mesfushori Kristjan Asllani i cili arriti të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.
Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.