Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Argjentinë-Kroaci me rezultatin 2-0. Kanë shënuar për Argjentinën Lionel Messi dhe Julian Alvarez.
Messi shënoi në minutën e 34 pas goditjes së saktë të penalltisë. Portieri i kroatëve Dominik Livakoviç bëri një ndërhyrje të gabuar në mbrojtje dhe arbitri akordoi penallti.
Pesë minuta më pas, Alvarez dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi.