Përfundon pas 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD. Sikurse u bë më herët e ditur në media, pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, ndërsa është kërkuar që të gjitha propozimet e deputetëtve të dorëzohen në sekretariat, për të parë se çfarë vendimi do të merret më pas në një mbledhje që do të lihet në një datë tjetër. Ndërkohë, në mbledhje u propozua ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.
“Ne perfundim : grupi parlamentar mendon se duhet te bejne hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Basha eshte shprehur i gatshem per zgjidhje, pritet vendimi i Berishes. Propozohet: Ngritja e nje grupi te perbashket per bashkimin e partise. Ka propozime te ndryshme se kur duhen te organizohen zgjedhjet me fokus rindertimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve. Keto propozime do te diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesine dhe Keshillin Kombetar, per te marre dhe mendimin e tyre”, bëjnë të ditur burime për Opinion,al, brenda PD.
Në media raportohet se pritet gjithashtu një komunikim i kryetarit Lulzim Basha me gazetarët, ndersa ai ndodhet ende ne seli./Opinion.al