Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet e Kosovës, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.85 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08.
Pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind dhe Nisma Socialdemokrate me 2.60 për qind nuk kalon pragun.
Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.