Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Has dhe Përmet, rezultatet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 26/04/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar numërimi i votave në Përmet edhe në Has. Mësohet se në Përmet janë numëruar 46 kuti dhe rezultatet janë: Partia Socilaiste ka marrë 3.466 vota, e ndjekur nga PD me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.

Ndërkohë ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit. Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.

Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje./Opinion.al

Pas