Rajoni

Përfundon numërimi i votave me postë në Kosovë


               Publikuar në : 08:26 - 17/10/19 |
Al Do

Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Pak pas mesnate Qendra e Numërimit dhe Rezultateve njoftoi se ka përfunduar numërimi i 13241 votave, raporton Klan Kosova.

Nga rezultatet e numërimit, del se Lëvizja Vetëvendosje prin me 7030 vota.

E dyta është renditur LDK-ja me 2158 vota, e cila pasohet nga PDK-ja me 2139 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka marrë 555 vota.

Në ndërkohë, koalicioni Nisma-AKR-PD ka gjithsej 916 vota.

Rezultati i numërimit konfirmon edhe njëhërë pasqyrën e rezultatit pas numërimit të votave në Kosovë, duke rritur diferencën në vota të Vetëvendosjes me LDK-në. /Opinion.al

Pas