Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Bardhi i bëri thirrje Lulzim Bashës që të reflektojë dhe të mos e çojë Partinë Demokratike në një tjetër përplasje.
“Basha mund të bëjë ca ai ka dëshirë. Apeli im për Bashën është të reflektojë të mos çoje partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i PD. Jo vetëm i tij, por kujtdo brenda PD. Nuk është momenti që brenda PD të ketë akte të tjera antistatutore që nuk prodhojnë asgjë, por një ngërç. Në një proces antistaturor, edhe Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Të lihen truket për interesat personale dhe cilido në një garë të organizuar sipas statutit është i lutur të marrë pjesë por jo në një proces farsë“, tha Bardhi./Opinion.al