Kryeministri Rama mblodhi sot për rreth dy orë në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve. Fokusi i takimi ishte fushata elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Burime për ABC News raportojnë se Rama ka kërkuar që të evidentohet çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.
Drejtuesit politik dorëzuan analizën e tyre përsa i përket problematikave të qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, por kryeministri Rama ka kërkuar rishikim të çdo drejtuesi të institucioneve publike që ka dështuar në punën e tij.
“Largimi apo qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Rama.
Mësohet takimet me raportime nga drejtuesit politikë të PS në qarqe do të jenë të përjavshme. /Opinion.al