Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfundon leja e HEC në Valbonë. Aktivistët akuza kryeministrit: Ke mbyllur sytë, po i lejon të punojnë

2018/06/19 at 9:22 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Përfundon leja e HEC në Valbonë. Aktivistët akuza kryeministrit: Ke mbyllur sytë, po i lejon të punojnë

Duke argumentuar për mundësitë e një dëmi “të rëndë e të pakthyeshëm” dhe për pasojë “pamundësi ekzekutimi të vendimit të themelit”, Gjykata Administrative e Apelit u dha të drejtë më 6 qershor 27 banorëve të Margegajt dhe Shoqatës Toka ndërsa vendosi pezullimin e punimeve bazuar mbi një shtesë leje nga KKT, mbi hidrocentralet në Valbonë. Ajo po ashtu vuri në dyshim “interesin publik të projektit”, duke thënë se “nuk kishte një prezantim të rëndësisë së tij për sigurimin e energjisë elektrike”.
Por ndërkohë BIRN mësoi se leja e pezulluar nga gjykata kishte skaduar prej muajit maji, megjithëse punimet në Valbonë vijuan madje me shpërthime eksplozivi duke u shkaktuar dëme banorëve të zonës. Kjo ka bërë që çështja e hidrocentraleve në Valbonë të rikthehet sërish në tavolinën e kryeministrit Edi Rama i cili si drejtues i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) duhet të vendosë nëse do të japë apo jo një shtesë të re të lejes së ndërtimit, në të njëjtën kohë që gjykatat po shqyrtojnë ende ligjshëmrinë e lejeve të para.
Skadimi i lejes
Aktivistja Catherine Bohne i tha BIRN se punimet tani ishin “dy herë të paligjshme”, ndërsa shtoi se organizata dhe banorët janë tashmë në kërkim të një shoqërie përmbarimore që duhet të vërë në zbatim vendimin e gjykatës. “Ndërtimi është tani qartësisht i paligjshëm në dy forma: me skadimin e lejes së dytë të ndërtimit dhe me vendim të gjykatës për ndalimin e punës mbi lejen e dytë të ndërtimit”, tha Bohne.
Aktivistët kanë akuzuar qeverinë se ka mbyllur sytë dhe ka lejuar vijimin e punimeve të ndërtimit, të cilat rezultojnë për momentin, pa leje ndërtimi. Vetë qeveria aktuale ka shpallur tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje dhe në raste të ndryshme, ka arrestuar fshatarë të kapur duke ndërtuar kasollelopësh apo kotecë pulash. “Përse dështojnë të veprojnë, përsëri dhe përsëri, pas vitesh abuzimi, kur është një person i pasur që duhet të ndalojnë”, tha Bohne duke iu referuar mungesës së reagimit pas vendimit të gjykatës dhe skadimit të lejes.
Bohne këmbënguli se shteti duhej të ishte vënë menjëherë në lëvizje për të konstatuar ligjshmërinë, aq më shumë që tani ka edhe një vendim gjykate që kërkon pezullim të punimeve.
Skadimin e lejes së ndërtimit lëshuar nga KKT në nëntor 2017 e pranoi për BIRN në një bisedë për një shkrim të mëparshëm edhe avokatja e kompanisë ‘Gener 2’ Mine Progonati, e cila po ashtu kundërshtoi vendimin e gjykatës si të marrë në shkelje procedurave. Progonati i tha BIRN se vendimi ishte për një “çështje që nuk egziston”. “Shtesa ishte pesë muaj dhe ka mbaruar afati i shtesës”, i tha avokatja BIRN më 12 qershor duke argumentuar se vendimi i gjykatës nuk kishte vlerë pasi shtesa e lejes kishte skaduar më 22 maj.
Vendimi i gjykatës
Vendimi i Gjykatës Administrative e Apelit në Tiranë kundër KKT-së, i cili u publikua i zbardhur nga Shoqata Toka, u mor më 6 qershor në dhomë këshillimi. Ai është i pari vendim gjyqësorë në favor të banorëve dhe Shoqatës Toka të cilët qenë rrëzuar në kërkesat e mëhershme për sigurim të padisë. Qoftë paditësit qoftë të paditurit dhe po ashtu edhe palët e treta u shprehën të habitur pas njoftimit të tij në media.
Nga ana tjetër aktivistët besojnë, se megjithëse me vonesë, vendimi i cili rrodhi në media si pjesë e “një loje” në gjyqësorë mbi pronësinë e Top-Channel, mund tu shërbejë atyre për të ndaluar punimet, ndërsa ka pranuar aarsyetimin e aktivistëve se “në rastin konkret mund të jemi në situatë të një dëmi të rëndë të atëçastshëm dhe të pakthyeshëm”.
Trupa gjykuese, e Gjykatës Administrative të Apelit, e kryesuar nga Relinda Selimi me anëtarë Amarildo Laçi dhe Bari Shyti, vendosi ndër të tjera edhe të legjitimojë aktivistët megjithëse kundërshtuesit kishin këmbëngulur “se paditësit nuk mund të konsiderohen se përfaqësojnë qëndrim të komunitetit të zonës”. Gjykata e ka cilësuar këtë pretendim jo konkret.
Në vendim citohet ekspertiza e paraqitur nga paditësit, ndërsa në fund gjykata edhe pse nuk përcakton nëse ishte kryer apo jo dëm, thotë se nëse punimet do të vijonin vendimi i themelit në rast se do ishte në favor të paditësve mund të ishte i pazbatueshëm. “Ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit të themelit do të bëhet i pamundur ose i vështirë në rast pranimi të padisë”, thuhet në arsyetimin e treshes gjykuese.
Gjykata argumentoi se vazhdimi i punimeve të autorizuara “sipas vendimit nr 12 datë 10 11 2017 të KKT kundërshtuar në padi do e vështirësonte së tepërmi ekzekutimin e vendimit në rast se në përfundim të gjykimit do të rezultonte e bazuar padia për pavleshmërinë e këtij vendimi”. E ndërsa ekzekutimi i tij është lënë në dorë të aktivistëve që duhet tani të pajtojnë një zyrë përmbarimore, vendimi është sipas tyre i rëndësishëm sepse pranon mundësinë e “dëmëve të pakthyeshme”.
Gjykata po ashtu shprehet se vlerëson se pranimi i kërkesës nuk bie ndesh me parimet e gjykimit të kësaj mosmarrëveshje administrative. Ajo po ashtu shprehet se pezullimi i punimeve të HEC nuk sillte dëm të interesave publikë, ndryshe nga sa ishte argumentuar në Shkallën e Parë. “Gjykata në këtë aspekt konsideron se nuk rezulton një situatë që tregon për cënim të rëndë të interesit publik”, duke thënë edhe se nuk kishte një prezantim të rëndësisë së këtij projekti sa i përket sigurimit me energji elektrike në vend.
Përpjekja e banorëve dhe aktivistëve për të bllokuar punimet në HEC e Valbonës vijon prej gati tre vjetësh në disa procese gjyqësore, përfshi edhe një padi penale të bërë ndaj aktivistëve prej kompanisë për “dëmtim të imazhit”.
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe një atraksion turistik, që çdo vit i sjell të ardhura banorëve të zonës përmes vizitorëve dhe turistëve. Ai gëzon mbrojtje të veçantë nga ligji, ku ndalohen veprimtaritë ndërtimore që mund të dëmtojnë biodiversitetin, por qeveria shqiptare gjatë dekadës së fundit vendosi aty ndërtimin e 14 HEC-eve, tre prej të cilëve janë aktualisht në ndërtim.
Banorët e Valbonës, mbështetur nga aktivistët mjedisorë kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve në zonë me argumentimin se u është shkelur e drejta e konsultimit, si dhe duke i cilësuar projektet hidroenergjetike si shkatërrimtare për mjedisin dhe turizmin në zonë./Reporter.al




Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

20 Gusht, 2025 7:01 pm
Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë
Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

20 Gusht, 2025 6:10 pm
Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

20 Gusht, 2025 5:58 pm
Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste
Aktualitet

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

20 Gusht, 2025 5:44 pm
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
Aktualitet

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

20 Gusht, 2025 3:47 pm
Para
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 33 vjeçar

Shqiptarët shkulin kangjellat, arratisen nga paraburgimi grek

Dikur ishin aktorë në Portokalli, sot përplasen për teatrin

Dikur ishin aktorë në Portokalli, sot përplasen për teatrin

VIDEO/ Pse nuk ka garë për Teatrin? Mazniku: Projekti na erdhi nga “Fusha”

VIDEO/ Pse nuk ka garë për Teatrin? Mazniku: Projekti na erdhi nga "Fusha"
















TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com