Bota

Përfundon konflikti në Nagorno-Karabak, nënshkruhet marrëveshja e paqes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 10/11/20 |
Al Do

Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak rreth enklavës së diskutueshme të Nagoro-Karabakut.

Kjo vjen pas gjashtë javësh luftimesh midis Azerbajxhanit dhe armenëve etnikë.

Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani nuk do të zgjerohet përtej zonave të Nagorno-Karabakut që ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord të tërhiqet nga disa zona të tjera pranë rajonit gjatë javëve të ardhshme.

Gjatë një fjalimi të transmetuar “online”, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se paqeruajtësit rusë do të vendosen në vijën e frontit të patrullimit. Ministria e mbrojtjes e vendit konfirmoi se një personel prej 1,960 personnash do të përfshihen, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Forca turke gjithashtu do të marrin pjesë në procesin e paqeruajtjes, sipas Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili iu bashkua Presidentit Putin gjatë fjalimit.

Putin tha se marrëveshja do të përfshinte një shkëmbim të të burgosurve të luftës, me “të gjitha kontaktet ekonomike dhe të transportit nuk do të bllokohen”.

Presidenti Aliyev tha se marrëveshja ishte me “rëndësi historike” dhe nënkuptonte një “kapitullim” nga Armenia.

Kryeministri i Armenisë tha se vendimi i tij bazohej në “analiza të thella të situatës luftarake dhe në diskutim me ekspertët më të mirë të fushës”.

“Kjo nuk është një fitore, por nuk ka humbje derisa ta konsideroni veten të mundur,” tha Pashinyan.

Udhëheqësi armen i Nagorno-Karabakut, Arayik Harutyunyan, tha se ai ra dakord “për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në kryeqytetin armen Jerevan, një turmë e madhe është mbledhur për të protestuar kundër marrëveshjes, sipas mediave lokale. Ata hynë në ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë, duke thirrur “Ne nuk do të heqim dorë”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar se gati 5,000 njerëz ishin vrarë në luftime./ Opinion.al

Pas