Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të 32-vjeçarit Lear Kurti.
Mësohet se familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të të riut nga morgu, ndërsa pasditen e sotme 32-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit.
Kujtojmë se 32-vjeçari humbi jetën pas shoqërimit në komisariat mbrëmjen e djeshme.
Policia dhe spitali i Traumës kanë dhënë deklarata kontradiktore sa i takon vdekjes së tij. Më herët policia bëri me dije se në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore. Më pas sipas uniformave blu është njoftuar ambulanca, por për shkak se gjendja e 32-vjeçarit ishte e rënduar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital.
Nga ana tjetër, spitali i Traumës bëri me dije se i riu ishte paraqitur në spital pa shenja jete./Opinion.al