Ka përfunduar ekspertiza mjekësore për Rafael Duamenën, i cili humbi jetën pas një ataku kardiak në sfidën Egnatia-Partizani.
Prej së shtunës trupi i pajetë i futbollistit ndodhej në morgun e Tiranës.
Pas kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i sulmuesit është nisur ditën e sotme drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje.
Kjo kërkesë është respektuar dhe nga Egnatia, me klubin Rrogozhinas që pranoi të mos i bënte homazhe të ndjerit pasi kjo ishte dëshira e familjarëve të tij.