Ka përfunduar pas tre orësh dreka e Kryeministrit Edi Rama me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Dy drejtuesit e mazhorancës janë parë të dalin së bashku nga një restorant në qendër të Tiranës, por Kryeministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Ndërsa Meta deklaroi se gjatë drekës “kemi diskutuar për inagurimin e stadiumit të ri në Shkodër dhe ndeshjen që do të luhen mes Shqipërisë dhe Marokut”.
I pyetur nesë në drekë është biseduar për vazhdimësinë e koalicionit, Meta u përgjigj se “kjo nuk ka pse të diskutohet”.
Një ditë më parë, ishte Kryeministri Edi Rama ai që pohoi se me Ilir Metën do të bisedonte për vazhdimësinë dhe ecurinë e koalicionit në katër vitet e ardhshme.