Ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi është vetëdorëzuar në polici.
Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit i cili shkaktoi me dhjetëra viktima në Durrës dhe mijëra banesa të dëmtuara.
Gjuzi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, ai dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.
Pasi është dorëzuar ai është paraqitur në gjykatë ku është njohur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. /Opinion.al