Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.
Autoritetet kanë njoftuar ndalimin e Fran Malocajt, i cili përdorte edhe emrin Françesk Pashku i dënuar për trafik kokaine nga Shqipëria drejt Italisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona të Italisë, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg.
Tashmë 53-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë sipas marrëveshjes që kanë dy vendet. /Opinion.al