Aktualitet

Përfundojnë punimet në rrugën Dukaj-Sinanaj, Rama: Lidh Tepelenën me bregdetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 05/11/21 |
Opi Nion

Kanë përfunduar punimet për rrugën Dukaj-Sinanaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe pamjet e kësaj rruge.

Krahas videos, Rama shkruan se se tashmë Tepelena do të lidhet me bregdetin duke krijuar një tjetër hapësirë turistike e bujqësore.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës së sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale, ju uroj një ditë të mbarë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ” tha Rama. /Opinion.al

Pas