Kanë përfunduar punimet për rrugën Dukaj-Sinanaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe pamjet e kësaj rruge.
Krahas videos, Rama shkruan se se tashmë Tepelena do të lidhet me bregdetin duke krijuar një tjetër hapësirë turistike e bujqësore.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës së sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale, ju uroj një ditë të mbarë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ” tha Rama. /Opinion.al