Me një gol të Robbie Brady në minutën e 85-të, Irlanda e ka mposhtur Italinë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2016”, shkruan Lajmi.net.
Fitore në këtë grup ka shënuar edhe Belgjika, që e mposhti Suedinë 1:0. Nainggolan shënoi për belgët.
Italia e mbyll grupin në vendin e parë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Belgjika në vendin e dytë.
Irlanda kalon tutje si e treta me katër pikë, ndërsa Suedia me vetëm një pikë eliminohet.