Aktualitet

Përfshiu Tahirin në akuzat e drogës,gjykata liron nga qelia Moisi Habilajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 29/05/20 |
Al Do

Moisi Habilaj, i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua në Itali për trafik droge, ka lënë qelinë e burgut.

“MeridioNews” raporton se Gjykata e Apelit të Catanias vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke pranuar kështu kërkesën e avokatit mbrojtës.

Sipas mediave italiane, pas daljes nga burgu, Moisi Habilaj do të qëndrojë në arrest shtëpie në San Michele di Ganzaria, aty ku jeton një i afërm i tij.

Moisi Habilaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali me 15 vite burg, si kreu i një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali, rrjet i cili besohet të ketë qarkulluar 20 milionë Euro.

Kjo organizatë kriminale u shkatërrua në vitin 2017 nga autoritetet italiane gjatë një operacioni anti-drogë. Që prej atij momenti, 42-vjeçari qëndroi në burg për 954 ditë, por tashmë do të qëndrojë në arrest shtëpie vendim të Gjykatës së Apelit në Catania.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë në trafik droge. Këto akuza nga Tahirit kanë rënë teksa ai pret që çështja e tij të gjykohet në Apel për shpërdorim detyre. /Opinion.al

Pas