Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve

2023/10/01 at 8:48 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve

Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë për Radion Evropa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.


Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb.

Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë.

Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një gjë e tillë do ta përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë ruse për sulmin.

Të dyja variantet, thotë Ibishi, kërkojnë hetim, të cilin autoritetet kompetente të Kosovës nuk mund ta bëjnë vetë.

“Për këtë duhet një bashkëpunim dhe këmbim i informacioneve me shërbimet e inteligjencës së vendeve mike”, thotë ai.

Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

“Tani, se si janë siguruar ato, nëpërmjet institucioneve ushtarake apo janë gjetur në tregun e zi… Kjo është një çështje me të cilën do të duhej të merren organet e hetuesisë. Jam i bindur që me përpunimin e të arrestuarve, do ta mësojmë shumë shpejt edhe këtë fakt”, thotë Quni.

Cilat janë provat e deritashme për përfshirjen ruse?

Sulmi në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ka ndodhur në natën mes 23 dhe 24 shtatorit, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një sasi enorme të armatimit.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radoiçiç nuk ka vepruar i vetëm, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit e ka mohuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin në Banjskë.

Sveçla ka thënë se në njërën prej dhjetëra makinave të kapura në Banjskë “janë gjetur materiale ruse”. Sipas tij, janë gjetur edhe dy motorë katër-rrotësh për terrene të vështira, prodhim i Rusisë.

“Ka edhe informata të inteligjencës për përfshirjen e elementeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me Rusinë. Ne, në vazhdimësi, po punojmë në identifikimin e të gjithë këtyre terroristëve… Besoj se shumë shpejt, njësitë tona të specializuara të policisë së Kosovës, por edhe të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët tanë, do t’i identifikojnë…”, ka thënë Sveçla.

“Ne jemi dëshmitarë se në Nish [të Serbisë] ka një qendër kinse humanitare ruse, e cila dihet botërisht se është qendër inteligjence, përmes së cilës ata përgjojnë të gjithë rajonin dhe në të cilën ka edhe ushtrime të ndryshme, qoftë për inteligjencë, qoftë për veprime në terren… dhe besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në këtë sulm”, ka shtuar ministri i Brendshëm kosovar.

Pas incidentit në Banjskë, Kremlini ka thënë se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e ka dënuar sulmin.

Të nesërmen e sulmit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që [ambasadori rus] i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram më 25 Shtator, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Rusia vs. Ballkani

Kremlini ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme se rajoni i Ballkanit është një mjedis i favorshëm për të, për t’iu kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Rusia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe ta mbështesë Serbinë në fushatat e saj për çnjohje të Kosovës; ka bërë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi; ka mbështetur udhëheqësit me pikëpamje separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka tentuar ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia, po ashtu, kundërshton anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe, për më tepër, Serbisë, në Bashkimin Evropian.

Rusia vs. Kosova

Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kosova, atëkohë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen.

Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës shkruan se shef i Zyrës së Ambasadës ruse është Andrej Lissovoj, ndërsa zëvendësshef i saj është Nikolay Rudaev.

Institucionet e Kosovës, në disa raste, kanë shpallur persona të padëshirueshëm diplomatë rusë, duke i detyruar të largohen nga Kosova./REL



Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Para
Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin

Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, "blindohet" gjykata dhe prokuroria e Elbasanit

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?
















TE FUNDIT

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
8 Qershor, 2025

Më 8 dhe 9 qershor, Italia do të votojë në pesë referendume të propozuara nga sindikata CGIL dhe partitë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com