-U tha në Opinion

Përfshirja në politikë, Toçe: Njerëzit më thonë, po ti ç’pate?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 31/03/21 |
el ida

Psikologia Denata Toçe e cila kandidon nga Bindja Demokratike për deputete në qarkun e Korçës, tha në emisionin “Opinion” se shumë nga njerëzit pranë saj e kanë parë me çudi dhe skepticizëm përfshirjen e saj në politikë.

“Po ti ç’pate ? Asnjë nuk të thotë sa mirë ti. Kjo është një nga arsyet kryesore pse dua të jem në parlament. Sepse konotacioni që i është vënë politikës është: çne ti Denada aty”.

Ndër të tjera Toçe tha se për përfshirjen në politikë ajo nuk kishte qenë asnjëherë në kërkim të partive të mëdha.

“Një nga pyetjet që më bëri dikush pranë Kryeministrit Rama ishte: Pse nuk më the para 6 muajsh. Ne kemi nevojë për figura si ty. Kush tha që jam në kërkim të partive të mëdha? Kush tha që jam në kërkim të Ramës apo Lulzim Bashës. Unë jam në kërkim të asaj ambrelle, sepse nuk më la ky system të kandidoja si e pavarur. Dhe ti Blendi e di jashtë antene, kam kohë që dëshiroj të kandidoj si depuete edhe e pavarur”, tha psikologia./Opinion.al

Pas