Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Karaburunit, ndërsa flakët rrezikojnë t’i afrohen dhe pikës ushtarake të Pashalimanit.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre, ndërsa për shkak të terreni të thyer është e vështirë ndërhyrja.
Ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesa.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen forca të zjarrfikëses si dhe policia