Një shtëpi raportohet të jetë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Sipas Klan News, shtëpia ndodhet në pranë zonës së njohur si “Rruga Ura”.
Shkaqet e zjarrit momentalisht nuk dihen. Nga flakët nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, ndërsa grupi hetimor pritet që të saktësojë edhe shkakun e rënies së zjarrit.