Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike brenda banesës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët.
Kujtojmë se zona e Dukatit prej ditësh kanë qenë e rrezikuar nga zjarret që përfshinë Karaburunin dhe që më pas u përhapën me shpejtësi edhe drejt zonave të banuara. Ndërkohë zjarri pranë banesave tashmë është shuar, ndërkohë që situata në gadishull mbetet problematike./Opinion.al