Një pikë skrapi në Babrru është përfshirë ditën e sotme nga flakët, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se pika e skrapit ka qenë në pronësi të shtetasit F. L dhe ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë që forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.
“Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- njofton policia./Opinion.al