Një lokal është përfshirë nga zjarri këtë të hënë në zonën e plazhit në Durrës.
Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë, zjarrëfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe efektivët kanë vënë nën kontroll flakët.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.