Është përfshirë nga flakët një lokal “beach bar” në Jonufër të Vlorës.
Policia njofton se nga zjarri në lokalin me konstruksion druri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.